Mos i hiqni 'vijat' e bananeve kur ta keni qëruar

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 10:45
 Mos i hiqni 'vijat' e bananeve kur ta keni qëruar

Vijat e bananeve që mbesin kur të jenë qëruar, kanë veti të shumta shëruese. Luajnë rol të rëndësishëm për shëndetin. Në fakt, ato janë inde të bimës që edhe mundësojnë rritjen dhe zhvillimin e bananeve.

Në krahasim me vetë bananen, këto vija përmbajnë lloje të ndryshme të fibrave, derisa përmbajnë edhe vitamina A e B6. Ekspertët sugjerojnë që kur të keni qëruar bananen, vijat që mbesin në frytin e bananes mos t'i hidhni fare, sepse janë shumë të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)