Nuk ju duhet shampo e shtrenjtë për zbokth, vetëm këto preparate nga kuzhina
Për të hequr zbokthin, nuk keni pse të blini preparate të shtrenjta, pasi i keni përbërësit në shtëpi.
Vaji i kokosit
Përzieni vajin e kokosit me lëng limoni dhe e aplikoni në flokë. Bëni pak masazh dhe e lini të veprojë për 20 minuta dhe shpëlani flokun.
Lëngu i limonit
Nëse nuk keni vaj kokosi, edhe vetëm lëngu i limonit mund të ndihmojë. Vetëm përzieni me pak ujë dhe e aplikoni në flokë, e lini për disa minuta dhe e shpëlani.
Vaji i ullirit
Ngrohni vajin e ullirit, e aplikoni në flokë dhe e lini për disa minuta dhe i bëni masazh. E lini të veprojë një orë dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
(Kosova Sot Online)