Çfarë tregojnë aknet për shëndetin?

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 09:43
Çfarë tregojnë aknet për shëndetin?

Aknet janë sëmundje që shfaqen kur gjëndrat e yndyrshme prodhojnë më shumë yndyrë se zakonisht, bllokojnë poret dhe qelizat e vdekura të lëkurës. Aknet ndërlidhen me ndryshimet hormonale që shfaqet në pubertet, ciklit menstrual, shtatzëni, stres.

AKNE NË PJESËN E SIPËRME TË BALLIT

Aknet në këtë hapësirë flasin se keni probleme me sistemin tretës apo fshikëzës e urinës. Si të veproni: Konsumimi i ujit ndihmon në hedhjen jashtë të helmeve, kështu që është mirë ta shtoni sasinë e konsumimit të ujit dhe të keni kujdes me ushqimin që konsumoni. Ulni sasinë e pijeve të gazuara dhe pijeve me kafeinë. Pini çaj të bimëve, sidomos çaj të gjelbër. Hani më pak çokollatë dhe ushqime të grimcuara.

AKNE NË PJESËN E POSHTME TË BALLIT

Aknet në këtë hapësirë mund të tregojnë në problemet me zemër. Zemra është organ masiv. Mbrojtja e zemrës kërkon ushtrime të rregullta, ushqim cilësor dhe shmangie të stresit. Si të veproni: Ushtroni rregullisht, pini së paku tetë gota ujë në ditë, hani ushqime të pasura me fibra me pak yndyrë. Po ashtu, ndaloni me duhanin.

(Kosova Sot Online)