Katër ushqime që duhet t'i shmangni në secilën dietë

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 09:54
Katër ushqime që duhet t'i shmangni në secilën dietë

Cilat ushqime duhet shmangur kur jeni në secilën dietë për të humbur në peshë, jua sjellim më poshtë në këtë artikull.

ÇIPSAT NGA PATATET

Kjo është një nga ushqimet që duhet shmangur për të humbur në peshë kur jeni në dietë. Realiteti është se patatet nuk duhet përjashtuar nga menyja. Patatja e zier, e pjekur apo e përgatitur në avull do t'ju ofrojë energji dhe fibra. Megjithatë, duhet shmangur ato që kalojnë në proces të thellë të tharjes. Kjo përfshin: Çipsat, Patatet e skuqura, Çipsat me shumë kripë. Problemi me to qëndron se në porcione të vogla përmbajnë sasi të madhe me kalori. Ka edhe studime që e dëshmojnë se konsumi i këtyre ushqimeve e prek shëndetin në përgjithësi dhe shton peshën për një periudhë të shkurtë kohore.

ZAMRAT QË JANË VETËM KARBOHIDRATE

Një tjetër kategori e ushqimeve që duhet shmangur kur dëshironi të humbni në peshë janë karbohidratet. Kjo përfshin ëmbëlsirat, drithërat, bukën e tjerë. Megjithëse janë opsione të lehta dhe ekonomike, përmbajnë sheqerna të thjeshta që shkaktojnë ngritjen e glukozës. Po ashtu, uria ju kthehet për një kohë shumë të shpejtë. Kjo do të thotë, se për kohë të shkurtë do të jeni të uritur përsëri dhe nuk e keni pastruar trupin nga helmet. Opsioni më ideal që t'i përmbushni zamrat është ta bëni me ushqime të shëndetshme. Këto përmbajnë një sasi me fibra, karbohidrate dhe proteina. Opsionet e shëndetshme janë: Djathë me përqindje të ultë në kalori me një pemë. 1 mollë me gjalpë kikirikësh. Jogurt me flluska dhe disa bajame.

PIJET ME SHEQER

Një tjetër lloj të ushqimeve që duhet shmangur kur jeni në dietë për të humbur në peshë janë pijet me sheqer. Këtu nuk e kemi fjalën për pijet e buta. Po ashtu, pije të tilla konsideroni edhe kafetë, lëngjet komerciale dhe lëngjet e tjera me sheqerna të rafinuar. Është dëshmuar se konsumimi i tepërt i këtyre pijeve ndikon të shtoni në peshë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që sikurse fëmijët, po ashtu edhe të rriturit, t'i shmangin pijet e tilla sa më shumë që të jetë e mundur. Opsioni më i mirë është një shishe ujë. Nëse pëlqeni ujit t'i shtoni pak shije, le të jetë pak pemë, mentë ose kanellë.

BUKA E BARDHË

Ushqimi i fundit që duhet shmangur për të humbur në peshë janë ato ushqime të përgatitura me miell të rafinuar. Buka e bardhë përmban nivel të lartë të sheqerit, që nxit ndryshimin në nivelin e glukozës. Për më shumë, kur përgatiten me miell të rafinuar, kontributi i tyre me fibra është minimal. Për këtë arsye, konsumimi i dy rriskave bukë të bardhë mund ta shtojë rrezikun për mbipeshë. Ëmbëlsirat, tortat përmbajnë produkte të dëmshme si yndyrat trans. Megjithëse dinë të jenë të shijshme, më së miri do të ishte t'i shmangni. 

(Kosova Sot Online)