Shpëtimi për imunitet - qumështi nga kurkuma

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 09:21
Shpëtimi për imunitet - qumështi nga kurkuma

Kurkuma është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund ta gjejmë si dhe një nga ilaçet më të mira natyrale. Shkaku i kurkumës, përbërësit të saj aktivë, me shekuj kurkuma njihet si erëz me përbërës shërues, derisa ekzistojnë edhe dokumente të shkruara që e dëshmojnë këtë. Kurkuma më shumë njihet për faktin se e forcon mekanizmin mbrojtës të njeriut dhe ka efekt kundër inflamacioneve, por kjo nuk është e tëra. Përmban substanca antibakteriale, që do të thotë se shkatërron viruset dhe mikrobet në organizëm. Është pjesë e shumë ilaçeve vendore që shërojnë gripin, ftohjen dhe infeksionet respiratore. Është anlagjetik natyral dhe parandalon kancerin e gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mushkërive.

QUMËSHTI NGA KURKUMA - PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM

 ¼ e gotës kurkumë pluhur Një lugë vaj kokosi Një gotë qumësht Një lugë kanellë ose xhenxhefil. Së pari, përgatitni një pastë nga kurkuma dhe kanella ose xhnexhefili. Thjesht, përzieni erëzat me gjysmë gotë ujë dhe gjithçka le të vlojë, përzieni derisa të keni një pastë. Një pastë si kjo në frigorifer mundet të rrijë deri dy javë. Një lugë pastë si kjo e përzieni me vajin e kokosit dhe qumështin. Mund t'i shtoni edhe mjaltë. E pini çdo ditë dhe u brengosni se prekeni nga gripi apo se do të ftoheni.

(Kosova Sot Online)