Vitaminat të rëndësishme për sistemin imunitar

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 08:16
Vitaminat të rëndësishme për sistemin imunitar

Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë, duke i shkaktuar pasoja të rënda në organizmit.

Studimet kanë treguar se sëmundjet dyfishohen nëse njeriu fle më pak se 7 orë. Nëse njeriu fle më pak se gjashtë orë, ky rrezik katërfishohet. Pagjumësia ndikohet jo vetëm nga stresi, puna, por edhe stili i jetesës. 

Vitamina C

Vitamina C është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar. Studimet thonë se sasitë e pamjaftueshme të kësaj vitamine shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e specave, agrumeve, kivit, lakrave të vogla dhe mangove për të marrë më shumë vitamina.

 

Vitamina B12

Vitamina B12 garanton shëndetin e nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut. Ajo ndihmon në krijimin e energjisë në organizëm. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë probleme nervore, lodhje, çrregullime të gjumit, mpirje dhe luhatje të humorit.

Sasia e rekomanduar e kësaj vitamine është nga 250 deri në 500 mikrogramë në ditë.

Vitaminën B12 e gjeni edhe në ushqimet e mëposhtme:

Sardelet

Salmoni i egër

Drithërat e plota

Qumështi

Kosi

Djathi i bardhë

Vezët

Vitamina D

Nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë probleme me gjumin.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.

Omega-3

Acidet yndyrore rekomandohen nga mjekët sepse përmirësojnë cilësinë e gjumit. Këto acide yndyrore i gjeni me shumicë tek peshqit, por edhe farat e ndryshme.

Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore.

Guacat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.

(Kosova Sot Online)