Akupunktura, përpos dhembjes, largon edhe depresionin

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 09:34
Akupunktura, përpos dhembjes, largon edhe depresionin

Një studim i ri thotë se akupunktura mund ta zvogëlojë stresin, dhembjen dhe depresionin. Një studim i ri amerikan tani përmendet si dëshmia më e fortë rreth dobisë së akupunkturës. Autori i studimit, Ladan Eshkevari, nga Universiteti "Georgetown" në Uashington, thotë se dëshmitë e akupunkturës kanë qenë të njohura edhe më parë për ata që e kanë praktikuar atë, por nga mjekësia zyrtare nuk janë marrë me seriozitet.

Ai ka shtuar se studimi i ri paraqet kulminacion të shumë studimeve të mëparshme dhe demonstron sesi akupunktura vepron me të vërtetë. Deri më tani, kritikët e akupunkturës thoshin se të gjitha përfitimet eventuale që mund t'i sjellë ajo, kanë të bëjnë me efektin placebo, respektivisht pacienti i përjeton ato vetëm për shkak të bindjes se një procedurë e tillë do t'i bëjë mirë. Por, studimi i udhëhequr nga Dr. Eshkevari dobitë e akupunkturës i ka demonstruar te minjtë laboratorikë, te të cilët përjashtohet efekti placebo. 

(Kosova Sot Online)