Receta magjike nga vishnjat

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 10:30
 Receta magjike nga vishnjat

Vishnjat janë eliksir për trup dhe luajnë rol kryesor për ruajtjen e bukurisë së lëkurës. Ato janë një ushqim super i shëndetshëm, meqë janë të pasura me vitamina A, C, E dhe me thartirë folike, pastaj me magnez, hekur dhe fibra. Ato preferohen për t'u shëruar më shpejt pas operacioneve të ndryshme, te inflamacionet, mbrojnë sistemin nervor, parandalojnë kancerin e zorrës së trashë, largojnë pagjumësinë dhe pengesat e menopauzës.

Ua sjellim një recetë me vishnja, e cila është efikase kundër impotencës, hepatitit A dhe kundër mbipeshës: Në një enë të padëmtuar të emaluar qiteni një lugë gjethesh të thara e të imtësuara të vishnjës dhe një lugë lulesh të thara të kantarionit. Përvëloni me tri gota birrë të nxehtë. Qiteni enën me këtë përzierje mbi zjarr dhe nxejeni derisa të vlojë, e më pas lëreni që të vlojë në qetësi për 30 - 40 minuta. Pasi që ta largoni nga zjarri dhe të ftohet, çajin e fituar e kulloni me një kulluese të dendur. Pini nga dy lugë të këtij çaji, tri herë në ditë, pas buke. Mjekimi zgjat 1-2 muaj. 

(Kosova Sot Online)