Disa ushqime që ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 14:19
Disa ushqime që ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke marrë rreth 17.9 milionë jetë çdo vit, sipas India Times.

Me kaq shumë njerëz që humbasin jetën nga kjo gjendje, është e rëndësishme të qëndroni vigjilentë kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për shëndetin e zemrës, paralajmërojnë mjekët.

Gjegjësisht, siç shpjegojnë ata, një faktor i rëndësishëm që mund të përmirësojë apo përkeqësojë shëndetin e zemrës është ushqimi.

 

Një dietë e shëndetshme mund të na mbajë larg faktorëve të rrezikut si kolesteroli i lartë dhe presioni i gjakut. Prandaj, kardiologët rekomandojnë marrjen e ushqimeve të mëposhtme të shëndetshme që duhet t’i përfshijmë në dietën tonë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, duke eliminuar ose të paktën të shmangim ushqimet e pashëndetshme, transmeton Klankosova.tv.

Këto janë:

Drithërat

Farat e lirit

Arrat

Soja

Lëng panxhari.

Gjegjësisht, studime të shumta tregojnë se konsumimi i rregullt i këtyre ushqimeve ka dëshmuar se zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut

(Kosova Sot Online)