Përgatiteni ilaçin që shëron "sëmundjen më të vjetër në botë"

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 11:49
Përgatiteni ilaçin që shëron

Gihti në popull shpesh quhet edhe si sëmundja më e vjetër në botë, ekzistimi i këtij llojit të artritit është vërejtur edhe në kohën e Egjiptit të vjetër. Kjo është një lloj i inflamacionit të nyjave të përcjella me sulme të dhimbjeve të forta, skuqje dhe të ënjtura që shfaqen si pasojë e grumbullimit të kristaleve të urinës. Kristalet e ashpra grumbullohen në nyja, më shpesh në shputat e këmbës. Ka shumë ilaçe, por për ata që duan një alternativë natyrale,ju sjellim recetën me katër përbërës që lufton këtë gjendje.

PËRBËRËSIT:

1. Një grusht kërcej me selino, 2. Një pjesë xhenxhefil të freskët, 3. Gjysmë trangulli të freskët, 4. Lëngun nga gjysmë limoni.

PËRGATITJA:

Imët copëtoni selinon, xhenxhefilin dhe trangullin, më pas i derdhni bashkë në blender dhe i përzieni. Në fund shtoni edhe lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni. Lëngun ta konsumoni menjëherë të freskët.

(Kosova Sot Online)