Arsyet pse mëngjesin duhet ta filloni me një gotë ujë të njelmët

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 09:28
Arsyet pse mëngjesin duhet ta filloni me një gotë ujë të njelmët

Një mënyrë si kjo në shëndet praktikohet në shëndetësi dhe bukuri në Indi, tash e një kohë të gjatë. Edhe shkencëtarët e pranojnë se një praktikë si kjo ndikon pozitivisht në trupin e njeriut.

PËRMIRËSON TRETJEN

Nëse keni probleme me tretjen dhe vuani nga kapsllëku, uji i vakët me kripë ju shpëton. Konsumoni këtë pije çdo mëngjes, e kjo nxit prodhimin e enzimave përgjegjëse për përshpejtimin e punës së traktit tretës dhe normalizon punën e tretjes.

ZBUT PAGJUMËSINË

Mineralet që gjenden në krip e qetësojnë sistemin nervor. Kjo ju mundëson që më lehtë të zhyteni në gjumë të thellë dhe të keni gjumë më cilësor. Nëse vuani nga pagjumësia, kjo pije e zbut gjendjen.

NDIKON SI ANTIBAKTERIAL

Një gotë e ngrohtë ujë e njelmët do të hedhë jashtë nga trupi bakteret e dëmshme dhe helmet që e dëmtojnë organizmin. Po ashtu, edhe lëkura do të jetë më e bukur dhe më e pastër.

ESHTRA TË SHËNDETSHËM

Kjo pije ju ndihmon njerëzve që vuajnë nga osteoporoza, sepse mineralet alkaline të kripës ndikojnë në eshtra.

(Kosova Sot Online)