Kjo me siguri se do t'ju ndihmojë: Ilaçi popullor kundër ftohjes

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 10:14
Kjo me siguri se do t'ju ndihmojë: Ilaçi popullor kundër ftohjes

Sezoni i ftohjeve ngadalë po fillon dhe askujt si pëlqen kur i rrjedhin hundët, kur kollitet dhe i dhemb fyti. Prandaj, do të ishte mirë që me kohë të ndaloni një gjendje si kjo dhe atë me mjekësinë popullore. Nëse ndjeni ndonjë shenjë të ftohjes duhet shtuar konsumimin e vitaminave C për tri herë. Duhet edhe të bëni inhalim me ujë të vluar, ku keni vënë pak lëng limoni dhe kripë deti, e mund të bëni inhalim edhe me vaj eukalipti, limon apo trumzë.

Natyrisht, edhe konsumimi i hudhrës për çdo ditë nga 2-3 thelpinj në ditë parandalon ftohjen, e mund ta imtësoni edhe ta shtoni në jogurt. Pos hudhrës, edhe qepa është shumë e shëndetshme, pasi prej saj mund të përgatitni një shurup kundër kollës. Rreth 6 kokë qepë i copëtoni dhe i vendosni në enë me gjysmë luge mjaltë. Vloni për 2 orë e më pas e konsumoni me shujtë. Edhe përzierja e limonit dhe mjaltit ndihmon në fytin me inflamacion.

(Kosova Sot Online)