Bimët që ndikojnë pozitivisht për sëmundjet e zemrës

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 11:31
Bimët që ndikojnë pozitivisht për sëmundjet e zemrës

Në vijim ju sjellim disa nga metodat alternative të shërimit të zemrës, enëve të gjakut, dhe me gjasë problemeve që sjellin te sulmi në zemër apo në tru.

ÇAJI I GJELBËR

Në Institutin Nacional për Shëndet, si dhe shumë hulumtime tjera në Amerikë, shkencëtarët zbulojnë se që në studimet preliminare çaji mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së kolesterolit në gjak. Deri më tani, vëmendjen më të madhe e ka tërhequr çaji i gjelbër, e studimi ishte bërë në Azi, pasi që atje konsumohet më shumë.

HUDHRA

Studimet tregojnë rolin e mundshëm të rëndësishëm që hudhra ka në parandalimin e oksidimit të LDL-së, si dhe në fuqinë e saj potenciale që ta parandalojë prodhimin e tepërt të yndyrës dhe kolseterolit nga mëlçia. Me këtë rast, në Nju Orlins, 42 personave ju ishin dhënë ose 300 mg hudhër pluhur ose në formë të tabletës, ose placebo. Rezultatet kanë treguar se zvogëlimi i përgjithshëm i kolesterolit të keq ishte zvogëluar pasi kishin konsumuar hudhrën.

KAÇJA

Që nga shekulli i 19-të, kaçja me sukses përdoret në shërimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, përfshirë edhe zemrën e ekspozuar nga stresi, mosha, sulmet në zemër, dëmtimit të arterieve koronare, shtypjes së lartë të gjakut dhe 'angina pektoris'. Është dëshmuar se ekstraktet e kaçes zgjerojnë enët koronare të gjakut, duke përmirësuar kështu furnizimin e zemrës me gjak. Kjo bimë e forcon edhe muskulin e zemrës.

KURKUMA

Nëse e keni konsumuar këri, atëherë keni pasur mundësinë e shijes së kësaj erëzës ekzotike që jep shijen dhe aromën shumë gjellëve, përfshirë këtu edhe pluhurin këri dhe salcat. Studimet tregojnë se kurkuma mundet të ulë nivelin e kolesterolit në gjak që nxit prodhimin e vrerit. Mëlçia është ajo që prodhon vrerin, e kolesteroli është përbërës i vrerit. Kurkuma po ashtu parandalon krijimin e droçkave të gjakut që sjellë edhe sulmet në zemër.

"GINKGO BILOB"

Kjo bimë antike përmirëson qarkullimin e gjakut nëpër krejt trupin. Po ashtu, kjo bimë ndikon edhe si antioksidues që do të thotë se ngadalëson krijimin e substancave të quajtura radikale të lira, ato molekula që janë përgjegjëse për oksidimin e kolesterolit.

XHENXHEFILI

Kjo rrënjë po ashtu është bimë që e ekuilibron nivelin e kolesterolit, po ashtu ndihmon edhe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe në të njëjtën kohë parandalon edhe krijimin e droçkave të gjakut.

(Kosova Sot Online)