Njihni me kohë simptomat e gripit te fëmijët

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 12:53
Njihni me kohë simptomat e gripit te fëmijët

Ka rëndësi të madhe njohja e simptomave të gripit te fëmijët, pasi që ata janë një nga kategoritë më të rrezikuara. Rreziku më i madh nga gripi është në nëntor dhe mars. Është me rëndësi t'i njihni simptomat dhe me kohë t'i drejtoheni mjekut.

Një nga simptomat më të shpeshta është temperatura, por edhe kolla, fyti i pezmatuar, dhimbje në trup dhe muskuj, dhimbje të kokës, lodhje, të vjella dhe diarre. Simptomat mund të jenë më ndryshe brendapërbrenda familjes. Derisa një fëmijë ka të vjella dhe ka diarre, një tjetër mund të ketë temperaturë të lartë dhe kollë.

(Kosova Sot Online)