Banane, ananas dhe qumësht të ngrohtë për shërim të pagjumësisë

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 10:40
Banane, ananas dhe qumësht të ngrohtë për shërim të pagjumësisë

Përkundër mendimit të zakonshëm, çrregullimet e gjumit në moshë të vjetër nuk janë pasojë e plakjes, sepse sasia e gjumit të nevojshëm ndryshon me kalimin e kohës, sepse atyre mundet t'ju nevojitet edhe më shumë sesa të rinjve, theksojnë ekspertët. Përndryshe mungesa e gjumit mund të shkaktojë edhe probleme të ndryshme shëndetësore, çrregullime në rutinë apo stres. Personave më të moshuar se 60 vjeç u pengon edhe zhurma, i nxehti dhe i ftohti i tepërt, e ata që vuajnë nga artriti, problemet me veshka apo depresionI, po ashtu do të kenë telashe me gjumin.

Ekspertët konsiderojnë se për gjumë të mirë nevojitet të ushtroni nga 20 minuta, katër herë në javë, e këtu përfshihet ecja e shpejtë, vrapimi, vallëzimi, noti. Para gjumit, në vend të televizorit, sugjerohet të dëgjoni muzikë, meditim apo lexoni ndonjë libër. Kufizoni pijet me kafeinë. Sa i përket ushqimit, shujta e fundit ditore duhet të jetë gjysmë orë para gjumit, e ananasi, bananet, qumështi i ngrohtë dhe keksët kontribuojnë për gjumë më të mirë.

(Kosova Sot Online)