Bronkiti -pakësoni simptomat me këto ilaçe natyrale

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 11:32
Bronkiti -pakësoni simptomat me këto ilaçe natyrale

A keni provuar ndonjëherë që simptomat e bronkitit t'i zbutni me ilaçe natyrale? Kjo është një gjendje, sëmundje respiratore që shkakton inflamacion të organeve kryesore të frymëmarrjes, mushkërive.

HUDHRA DHE MJALTI

Përzierja e hudhrës dhe mjaltit organik është një nga ilaçet më të vjetra që shfaqen në shëndetin e mushkërive. Këta përbërës përmbajnë antibiotikë dhe përbërës antivirusalë që shpejt ndikojnë kundër mikroorganizmave të dëmshëm që mund të shkaktojnë infeksionet në organet e frymëmarrjes.

Përbërësit:

1 thelb hudhër, 2 lugë mjaltë (50 g). Përgatitja: Qëroni thelbin e hudhrës dhe e shtypni mirë, e kur të jetë si krem, e përzieni me mjaltin. Si ta merrni këtë ilaç: Ilaçin ta konsumoni në lukth të thatë nëse dëshironi, mund ta tretni me ujë të ngrohtë për ta konsumuar më lehtë. Nëse keni simptoma serioze, ilaçin ta merrni 3 herë në ditë.

KANELLA DHE MJALTI

Mënyra tjetër që mjaltin ta përdorni si fuqi antibiotiku është në përmbajtjen e kanellës. Kjo erëz që lufton inflamacionet ndihmon në pastrimin e organeve të frymëmarrjes dhe pakëson irritimet, si dhe dhimbjet në gjoks. Përbërësit: ½ e lugë kanellë (5 g), 1 lugë mjaltë (25 g), 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja

Kombinoni gjysmë lugë kanellë me një lugë mjaltë dhe menjëherë e tretni në një gotë me ujë të ngrohtë. Përzieni mirë që të gjithë përbërësit të treten mirë, më pas e konsumoni. Si ta merri këtë ilaç: Lëngun e pini në lukth të thatë, dhe një herë tjetër e pini pasdite. Mund të pini tri gota në ditë.

(Kosova Sot Online)