Trangulli -perime që është dëshmuar se ndikon në humbjen në peshë

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 13:39
Trangulli -perime që është dëshmuar se ndikon në humbjen në peshë

Që moti trangujt njihet për vetitë e tyre për shëndetin. Kryesisht përbëhet nga uji, është i pasur me vitamina A dhe C, përmban silic,posedon pak kalori, ka vlerë të ulët energjike, është zgjedhje e duhur për të gjithë ata që duan të kontrollojnë kaloritë. Po ashtu, trangujt janë të pasur me vitamina e minerale që gjenden në perime, ushqejnë qelizat tuaja që do të thotë se do të keni kontroll më të mirë mbi urinë. Me vetë këtë do ta parandaloni dëshirën për ta tepruar me ushqim dhe me ëmbëlsira. Një e treta e trangullit, (rreth 100 gr) përmban vetëm 16 kalori.

Kjo është logjike, pasi kjo perime përbëhet nga uji, e ekspertët theksojnë se lëngu i trangujve ofron veti për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Nuk është e thënë trangullin ta konsumoni gjithmonë në formë të papërpunuar. Provoni të jeni kreativ dhe ta shtoni në 'smoothie'. Shkëlqyeshëm përshtatet me ujin e pa-ëmbëltuar të kokosit dhe me lëng limeje. Mund t'i shtoni edhe gjethe të mentës, që është dëshmuar se freskon gjatë këtyre ditëve të nxehta. Edhe një opsion tjetër është që trangullin dhe rriskat e limonit t'i hidhni në ujë, kështu do të fitoni një pije për dobësim. Pos kësaj, trangulli mbron lëkurën, lufton inflamacionet.

(Kosova Sot Online)