Ushqimet që e shkatërrojnë kancerin

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 09:47
 Ushqimet që e shkatërrojnë kancerin

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve nëpër botë. Duke ndryshuar mënyrën e të ushqyerit dhe mënyrën e jetesës, mund të bëni shumë për ta parandaluar këtë sëmundje.

PERIMET NGA FAMILJA E LAKRAVE

Nëse dëshironi ta mbroni veten kundër kancerit, atëherë përkujdesuni që të shtoni më shumë perime nga familja e lakrave në ushqim. Ushqimet si brokoli dhe lakra i takojnë kësaj kategorie. Janë të pasura me vitamina C, glutatione dhe nutriente të tjera që mbrojnë trupin nga radikalet e lira që nxitin kancerin.

MISHRAT ORGANIKE

Mishrat e përpunuara duhet të shmangen me secilin çmim, por jo edhe ato organike. Mishrat organike si mishi i gjedhit dhe mishi I pulës përfshihen në ushqimin që e lufton kancerin, sepse përmbajnë shumë vitamina B12. Konsumimi i mishrave organike pastrojnë mëlçinë që është e rëndësishme për hedhjen jashtë të helmeve që shkaktojnë kancerin.

ARRAT DHE FARAT

Mos harroni që arrat dhe farat duhet të përfshihen në ushqimin tuaj sidomos kur dëshironi të reduktoni rrezikun nga kanceri. Farat e lirit, farat çia ofrojnë aminoacide, fibra dhe minerale esenciale për trupin. Edhe farat e kungullit, të lulediellit duhet konsumuar. Arrat, bajamet ofrojnë zink, proteina dhe minerale që përmirësojnë imunitetin.

PESHKU I EGËR

Po ashtu, është ide e mirë që edhe peshkun e egër ta përfshini në menynë tuaj si, salmon, tunë dhe sardele, së paku dy herë në javë që e forcon sistemin imun. Aminoacidet omega 3 që janë të pranishme në këto lloje të peshkut luftojnë inflamacionet dhe e reduktojnë rrezikun nga kanceri.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Përfshirja e perimeve me gjethe të gjelbër ofrojnë shumë dobi si forcimin e imunitetit, përmirësojnë tretjen dhe forcojnë eshtrat. Përfshini në ushqimin tuaj spinaq, lakër jeshile, lakër Brukseli dhe sallatë të gjelbër. Përmbajnë shumë antioksidues që njihet se e mbrojnë trupin kundër kancerit. Mund t'i shtoni në sallatë, lëngje dhe supë.

BORONICAT

Edhe boronicat janë shumë të shëndetshme dhe duhet t'i përfshini në ushqimin tuaj nëse dëshironi ta mbroni veten nga kanceri. Një arsye që qëndron prapa kësaj është se janë të pasura me antioksidues që mbrojnë kundër baktereve dhe kundër komponentëve që shkaktojnë kancerin. Boronicat e luftojnë edhe plakjen e hershme, që është edhe një arsye shtesë për t'i konsumuar.

(Kosova Sot Online)