5 ilaçet shtëpiake kundër fytit të thatë dhe me dhimbje

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 09:52
5 ilaçet shtëpiake kundër fytit të thatë dhe me dhimbje

Fyti i thatë e me dhimbje është problem i zakonshëm, por aspak i këndshëm. Ja disa nga ilaçet shtëpiake për t'i reduktuar simptomat e tij.

UTHULLA E MOLLËS

Bakteret mund të jenë një nga shkaqet e fytit të thatë e me dhimbje. Alternativë është uthulla e mollës. Përbërësit: • Një gotë e ngrohtë ujë (200 ml), • 1 lugë uthull molle (10 ml), • 1 lugë kripë (10 g). Përgatitja: • Së pari, shtoni uthullën e mollës dhe kripën në gotën me ujë të ngrohtë dhe i përzieni mirë. • Shpëlajeni fytin me këtë ilaç për pesë minuta.

HUDHRA

Është e pamundshme të përshkruhen të gjitha vetitë shëruese të hudhrës. Hudhra është një ilaç i shkëlqyeshëm shtëpiak për të lehtësuar dhimbjet në fyt. Përbërësit: • 1 thelb hudhre. Si ta përdorni: • Ky ilaç shtëpiak nuk ka nevojë për përgatitje. Vetëm e merrni thelbin e hudhrës dhe e ndani përgjysmë. • Vendosni një gjysmë nga secila anë e gojës tuaj dhe e lini ta ketë efektin e vet.

KANELLA

Kanella vetvetiu mund të shkaktojë një refleks në fytin tuaj. Nëse e përdorni si duhet mund të ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve në fyt. Përbërësit: • 1 lugë piper të zi (10 g), • 1 lugë kanellë (10 g), • Një gotë ujë të ngrohtë (200 ml). Përgatitja: • Së pari, piperin dhe kanellën i vendosni në një gotë me ujë dhe i përzieni mirë. • E shpëlani fytin me këtë përzierje për rreth një minutë.

ÇAJ KAMOMILI

Përbërësit e çajit të kamomilit mund të ndihmojnë në trajtimin e fytit t thatë e me dhimbje. Njihet për aftësinë e relaksimit të muskujve që lehtëson dhimbjet. Përbërësit: • Një gotë ujë (250 ml), • 1 lugë kamomil (10 g), • 1 lugë mjaltë (25 g), • 2 deri 3 pika lëng limoni. Përgatitja: • Shtoni kamomilin në një gotë ujë të valuar dhe e lini të valojë për 10 minuta. • E përzieni lëngun dhe ia shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit, më pas e pini.

MJALTI

Mjalti është një tjetër produkt që është i famshëm për vetitë e tij kundër baktereve. Kur e konsumoni vetëm një lugë, do ta ndjeni lehtësimin në fyt. Përbërësit: • 1 gotë ujë (200 ml), • 2 lugë mjaltë (50 g). Përgatitja: • Valojeni ujin, i shtoni dy lugët me mjaltë dhe përzieni mirë. • Do të ishte mirë që këtë ilaç ta pini sa më të ngrohtë, tri herë brenda ditës.

(Kosova Sot Online)