Erëzat me të cilat më lehtë i mposhtni viruset

  • E.K /
  • 17 May 2023 - 09:10
Erëzat me të cilat më lehtë i mposhtni viruset

Ndryshimi i shpejtë i motit, klima e ftohtë sjell sfida më të mëdha për sistemin imun. Në luftën kundër viruseve dhe baktereve shpëtimin kërkojeni në erëzat natyrale HUDHRA Hudhra është shumë e shëndetshme dhe lufton viruset dhe bakteret. Në popull njihet se hudhra është antibiotik natyral dhe njëherësh preventiva më e mirë. Në mënyrë efikase vret viruset dhe kërpudhat, ul shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

XHENXHEFILI

Me prejardhje nga Kina, ky ushqim përdoret si ilaç, si erëz dhe si preparat për zbukurim. Është i pasur me vitamina B, kalium, mangan, bakër dhe magnez, e përbërësi i tij kryesor xhenxheroli, përmirëson punën e zorrëve. Mund të blihet në formë shurupi, pluhuri por edhe të freskët.

MAJDANOZI

Majdanozi është i pasur me minerale dhe me vitamina. Gjethja e majdanozit përmban vitamina C, më shumë se limoni. Aty janë edhe vitamina A he ato nga grupi B, sidomos atë B12, i rëndësishëm në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut.

KURKUMA

Ndikon në punën e zemrës dhe të zemrës, e studimet tregojnë se posedon aktivitete kundër kancerit. Ka efekt kundër baktereve viruseve dhe kundër inflamacioneve. Përdoret si shtesë në sallata, gjellët me mish dhe perime.

(Kosova Sot Online)