Ushqimet e pasura me yndyra, rruga më e shkurtë te linjat vitale

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 10:14
Ushqimet e pasura me yndyra, rruga më e shkurtë te linjat vitale

Pasi vetes ia keni lejuar që gjatë dimrit të rrini më shumë para TV dhe të hani më shumë ushqime, është koha që në mënyrë më serioze të merreni me trupin tuaj, sepse vera po arrin. Që linjën tuaj ta keni në mënyrë të përsosur, duhet reduktuar ushqimin dhe të harroni ushqimin e përzhitur, ëmbëlsirat dhe gjithçka që i takon kategorisë së ushqimeve të dëmshme. Por, ekzistojnë ato ushqime që përmbajnë yndyra të shëndetshme, që janë pjesë e rëndësishme e ushqimit, sepse na ngopin, nxitin shkrirjen e shtresave dhjamore dhe në këtë mënyrë mundësojnë arritjen e qëllimeve, kur shifrat në peshore janë në pyetje.

Një nga këto ushqime, që përmbajnë yndyra të shëndetshme është avokado, që është pjesë përbërëse e shumë shujtave, sidomos për kafjallin e shëndetshëm. Ky ushqim është i pasur me fibra dhe yndyra të shëndetshme, ju mban ngopur dhe ofron energjinë e mjaftueshme për fillimin e ditës. Edhe një ushqim tjetër, që është efikase në tkurrjen e urisë, përfundimisht është çokollata e zezë. Kur bëhet fjalë për peshkun, konsumoni salmon, që është i pasur me aminoacidet omega 3, që është i rëndësishëm për funksionimin e organeve vitale të organizmit.

(Kosova Sot Online)