Ilaçet natyrale kundër reaksioneve alergjike

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 12:39
Ilaçet natyrale kundër reaksioneve alergjike

Disa ushqime të caktuara shkaktojnë reaksione të ndryshme në trup, kurse disa prej tyre janë fatale kur sistemi respirator preket. Ja ushqimet natyrale që luftojnë reaksionet alergjike.

QUMËSHTI

Qumështi i pasterizuar rekomandohet me të madhe për të qenë të sigurt nga reaksioni alergjik në qumësht. Thartira që qumështi e përmban është dëshmuar se nxit reaksionin alergjik te disa njerëz.

VEZËT

Vezët gjysmë të ziera janë shkaktar të zakonshëm për reaksionet alergjike. Kërcënimi nga lloje të tilla të alergjenëve nga vezët e përgatitura në këtë mënyrë i shmangni duke i zier mirë vezët.

LËNGU I KAROTAVE

Përzieni lëngun e panxharit ose trangullit bashkë me lëngun e karotave për të parandaluar reaksionin alergjik. Ky është një tretman i zakonshëm kundër alergjive. Mos pini lëngje të tjera në mënyrë që ta ristartoni sistemin imun.

VITAMINA E

Një ilaç shtëpiak shumë efektiv kundër reaksioneve alergjike konsiderohet të jetë edhe vitamina E. Vetitë kundër alergjenëve i shtojnë dobi trupit si një burim efektiv për të ndjerë lehtësim kur ballafaqohet me reaksione të ndryshme.

LIMEJA

Një gotë e vakët ujë me gjysmë rriske lime të shtrydhur është një tjetër ilaç kundër reaksioneve alergjike. Për shije më të mirë mund t'i shtoni pak mjaltë si dhe për efekt kundër baktereve. Kjo ndihmon të hiqni edhe helmet nga trupi.

BANANET

Bananet për një kohë të gjatë shihen si luftues kundër alergjive. I trajtojnë simptomat si dhimbjet në stomak dhe skuqjet e lëkurës. Bananet janë në listën e ushqimeve që më së shumti përdoren kundër alergjive.

(Kosova Sot Online)