Çaji i gjelbër -përse duhet ta konsumoni?

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 15:34
Çaji i gjelbër -përse duhet ta konsumoni?

Lajmet e mira për çajin e gjelbër nuk duhet injoruar. Ja disa nga këshillat përse duhet ta pini.

NDIHMON TE HUMBJA NË PESHË

Nëse fort keni vendosur të humbni në peshë, çaji i gjelbër mundet të jetë aleati juaj më i fortë. Studimet kanë dëshmuar se ky çaj e përshpejton shkrirjen e kalorive, përshpejton metabolizmin, pakëson yndyrat në gjak dhe e ul dëshirën për ushqim.

SHTON QËNDRUESHMËRINË GJATË USHTRIMEVE

Shkenca thotë se antioksiduesit në çajin e gjelbër shtojnë mundësinë që trupi të përdorë yndyrën si derivat, që do të thotë më shumë qëndrueshmëri të muskujve, përkatësisht më shumë energji gjatë ushtrimeve.

UL RREZIKUN PËR SULM NË ZEMËR

Me konsumimin e rregullt të çajit të gjelbër qelizat e enëve të gjakut i keni më të shëndetshme, përkatësisht siguroni qarkullim të lehtë të gjakut, si dhe do të keni zemër të shëndetshme.

LUFTON FORMAT E NDRYSHME TË KANCERIT

Antioksiduesit në çajin e gjelbër është dëshmuar se luftojnë kancerin e mushkërive, gjirit, zorrëve, lëkurës, lukthit, mëlçisë e prostatës. Është dëshmuar se ekstraktet nga çaji i gjelbër shkaktojnë vdekjen e tumoreve.

(Kosova Sot Online)