
Lëngu që "hap" tretjen e përgjumur

Lëngu indian me jogurt askënd nuk e lë të hutuar, e kur të lexoni se në këtë recetë mund të shtoni edhe mollë dhe mentë, menjëherë do të filloni me përgatitje.
Përbërësit për 4 pije:
4 mollë të gjelbra, të qëruara dhe të prera; 650 g jogurt grek; 2 lugë sheqer kristal; 2 lugë shurup të mollëve; 15 g gjethe të mentës; 2 kubëza akulli.
Përgatitja:
Mollën e qëruar dhe copëtuar, jogurtin, sheqerin, shurupin nga mollët, mentën dhe akullin i vendosni në blender dhe i përzien derisa kjo përzierje të jetë e lëngshme.
(Kosova Sot Online)