
Onkologët këshillojnë: Shmangeni kancerin duke mos i përdorur këto ushqime

Mjekët gjithnjë paralajmërojnë se si ushqimi është i shëndetshëm për shëndetin tonë. Por, sot nuk mund të jemi të sigurt se çfarë në të vërtetë është ushqim I shëndetshëm. Në vijim ju paraqesim ushqimet që duhet shmangur, për të mos u rrezikuar nga kanceri.
USHQIMI I TYMOSUR DHE I THATË
Problemi me këto ushqime është se përmbajnë shumë nitrate dhe konservans, për të cilat dihet se nuk janë të shëndetshme, e ekspertët kanë gjetur lidhje midis tyre dhe kancerit.
MISHI I PËRPUNUAR DHE USHQIMI NGA SKARA
Sasia e tepërt e kripës dhe aditivëve janë arsyeja pse këtyre ushqimeve duhet t'ju thoni Jo. Mes tjerash, edhe Organizata e Shëndetësisë e ka vërtetuar se mund të janë shkas për kancer.
MIELLI I BARDHË
Shkencëtarët theksojnë se mielli I bardhë i rafinuar nuk është i shëndetshëm shkaku i karbohidrateve që përmban, e pikërisht karbohidratet mund të shkaktojnë kancerin. SOJA Soja është prodhim që më së shpeshti është i modifikuar në mënyrë gjenetike. Ekspertët paralajmërojnë se është vështirë të gjendet soja që nuk ka kaluar nëpër procese të dëmshme.
(Kosova Sot Online)