Në çfarë mënyre moti i ftohtë ndikon në organizëm

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 09:52
Në çfarë mënyre moti i ftohtë ndikon në organizëm

Me rënien e temperaturave problemet shëndetësore bëhen gjithnjë e më të mëdha. Moti i ftohtë sjell shumë rreziqe, e ne ju sjellim disa këshilla si të keni kujdes këtë dimër.

SISTEMI IMUN

Gjatë dimrit kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe më shpesh jemi në kontakt të afërt me të tjerët, në shitore, qendra tregtare apo restorante. Kështu vjen edhe deri te përhapja e lehtë e viruseve, përmes kollës. Si të mbrohemi: Me vaksinë kundër gripit, me pastrim të shpeshtë të duarve me sapun dhe ujë. Mos kollitni në duar apo shuplakë të duarve, e më pas t'u zgjatni dorën të tjerëve.

ZEMRA

Moti i ftohtë ndikon në tkurrjen e enëve të gjakut. Kjo shton rrezikun për sulm në zemër. Çfarë duhet bërë: Të visheni mirë para se të dilni, përfshirë kapelë, doreza dhe pallto të ngrohtë. Shmangni lodhjet në ambiente të hapura që mund ta shqetësojnë zemrën, për shembull pastrimi i borës.

LËKURA

Ajri i thatë, i ftohtë, i dimrit mundet ta thithë lagështinë nga lëkura jonë. Si ta mbrojmë: Për çdo ditë mbroni lëkurën me krem në bazë të vajit në mënyrë që të bllokoni dëmtimin e lëkurës. Bëni dush me ujë të vakët e jo me ujë të nxehtë. Përdorni kremra që e ruajnë lagështinë e lëkurës tuaj. 

(Kosova Sot Online)