Përgatiteni çajin për imunitetin tuaj

  • E.k /
  • 27 May 2023 - 10:33
Përgatiteni çajin për imunitetin tuaj

Nëse jeni të prirë ndaj ftohjeve të shpeshta, që gjithmonë arrijnë në adresën tuaj, është momenti i fundit ta forconi sistemin tuaj imun. Ky çaj ju ndihmon në këtë drejtim dhe mund ta përgatisni vetë. Rrënja e bimës kësula (lat. Astragalus), përdoret në mjekësinë popullore kineze si ilaç. Në kombinim me çaj, përfshini dhe xhenxhefilin dhe kështu fitoni mbrojtjen më të fortë për organizmin tuaj kundër ndikuesve të dëmshëm, derisa mjalti pos se vepron kundër viruseve, jep shijen që gjithmonë e keni dëshiruar. Këta përbërës mjaftojnë për një litër çaj. Përdorni bimë të thata, por mund t'i përdorni edhe të freskëta.

Pini dy gota të çajit si ky në ditë. Për ta përgatitur çajin për imunitet më të mirë ju nevojiten: 2 lugë rrënjë të thatë të bimës kësulë, 1 lugë xhenxhefil të thatë, 1/8 e lugë lëvore të thatë të limonit dhe 1 lugë mjaltë. Vloni kësulën, xhenxhefilin dhe lëvoren e limonit në zjarr të lehtë në një litër ujë, të mbuluar për 20 minuta. Ndaloni zjarrin, shtoni mjaltin, e mbuloni përsëri dhe e vloni edhe për 20 minuta. Procedoni dhe e pini të ngrohtë. Mund ta ruani në frigorifer për 24 orë. Për ta përdorur përsëri, vetëm duhet ta ringrohni.

(Kosova Sot Online)