Pagjumësia, si ta mposhtni pa ilaçe?

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 11:46
Pagjumësia, si ta mposhtni pa ilaçe?

Pagjumësia paraqet problem të madh, mundet të ngadalësojë kryerjen e punëve të përditshme dhe funksionimin normal. Përkundër kësaj, shumica e njerëzve anashkalojnë ilaçet për pagjumësi. Për fillim përcaktohuni për ushqimin e pasur me triptofan, aminoacide që prodhojnë serotoninë, e serotonina ndihmon të flemë.

Ushqim i tillë janë ushqimi i pulës, gjeldeti dhe bananet. Karbohidratet, nga ana tjetër ndihmojnë triptofanin, që më lehtë të kalojnë deri në tru, kështu që pak para gjumit mund të pini një gotë qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë. Para gjumit shmangni shujtat e mëdha, sepse ju duhet më shumë kohë për të tretur ushqimin, e kjo pengon gjumin. Edhe ushqimi i erëzuar mund t'jua irritojë stomakun. Po ashtu, dhoma në të cilën flini duhet të jetë më e ftohtë, shmangni ushtrimet së paku katër orë para gjumit dhe shmangni marrjen e ilaçeve kundër dhimbjeve.

(Kosova Sot Online)