Superushqimet për secilën pjesë të trupit

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 14:07
Superushqimet për secilën pjesë të trupit

Kur njeriu të jetë i uritur, ushqimi i dëmshëm i duket si zgjedhje e lehtë. Se të gjitha pemët dhe perimet kanë të njëjtin efekt. Është e gabuar të mendohet kështu, sepse pemët dhe perimet e ndryshme ushqejnë pjesë të ndryshme të trupit.

PËR ZEMËR

Hudhra është e hatashme për uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Mollët, në fakt lëvorja e tyre, përmban fibra tretëse që pastrojnë arteriet e bllokuara. Mjedrat luftojnë aneminë. Është e vërtetë se sezoni i tyre nuk zgjat shumë, por mund t'i gjeni në formë të lëngut.

PËR MUSHKËRITË

Lakra, brokoli dhe lakra jeshile janë ushqime që mushkërive ju dhurojnë mbrojtje të fortë nga sëmundjet të ndryshme.

PËR ESHTRAT

Fiku është përplot vitamina D në të gjitha format. Por, pos se përkujdeset për eshtrat, fiku kujdeset edhe për sistemin nervor.

PËR VEZORET

Për vezoret është mirë të konsumoni arra braziliane, derisa për tru nevojitet të konsumoni mishin e peshkut. Mishi i peshkut, shkaku se është i pasur me aminoacidet omega 3, është i shëndetshëm edhe për zhvillimin e trurit dhe sytë.

(Kosova Sot Online)