A është floku i thinjur alarm për ta vizituar mjekun?

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 15:06
A është floku i thinjur alarm për ta vizituar mjekun?

Floku i thinjur sot ndërlidhet me bukurinë, modën, por mjekët kërkojnë vëmendje se thinjat mund të jenë problem shëndetësor. Nëse e vëreni se në moshë të re keni thinja, e askush nga familja nuk kishte një dukuri si kjo, detyrimisht lajmëroni mjekun.

KENI PROBLEME SHËNDETËSORE

Në raste të rralla, floku i thinjur ndërlidhet me çrregullime shëndetësore, për shembull me gjëndrat tiroide. Sëmundjet autoimune mund të sulmojnë flokun dhe lëkurën.

MUNGESA E VITAMINAVE

Më konkretisht vitamina B12, e te kjo mund të vjen si pasojë nëse jeni vegjetarian ose merrni pilula kontraceptive. Nëse kjo është shkas i thinjave, atëherë ndërlidhet me një lloj të anemisë, sepse organizmi juaj nuk merr sasi të mjaftueshme me vitamina B12.

JENI DUHANXHINJ

Duhani mund ta dëmtojë lëkurën dhe flokun tuaj. Ekziston një studim që ndërlidh konsumimin dhe duhanit dhe flokun e thinjur.

(Kosova Sot Online)