Përse duhet mbajtur këmbët e mbështetura për muri për 10 minuta?

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 11:25
Përse duhet mbajtur këmbët e mbështetura për muri për 10 minuta?

Danielle Zickl për "RunnersWorld.com" ka ofruar disa nga dobitë e mbajtjes së këmbëve lart në mur."Gjëja më e mirë te ky ushtrim është se relakson pas një vrapimi të gjatë. Krejt çfarë duhet të bëni është të gjeni një mur, ta mbështetni prapanicën për mur, të ngrini këmbët lart dhe t'i mbështetni për muri, zgjeroni këmbët nga të dyja anët dhe relaksohuni.

Në një pozitë si kjo qëndroni për 5 deri 15 minuta", thotë Zickl. Ky ushtrim ndikon pozitivisht edhe në pjesën e poshtme të trupit dhe ndikon te lëngjet në trup. Ajo thotë se një ushtrim si ky duhet ushtruar gjysmë orë pas ushtrimeve. Ushtrimi e përmirëson qarkullimin e gjakut.

(Kosova Sot Online)