Menyja pa mish e peshk: Ngjyra e gjelbër do të thotë vitalitet

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 12:33
Menyja pa mish e peshk: Ngjyra e gjelbër do të thotë vitalitet

Sa herë keni menduar se mund të jetoni pa mish dhe peshk, por kur ndiheni të fryrë, ideja për të qenë vegjetarian ju duket e mirë. Ndoshta nuk e keni ditur, por për të qenë nganjëherë vegjetarian është e dobishme për organizmin. Me përzgjedhjen e duhur të ushqimeve vegjetarianët mund ta furnizojnë organizmin mjaftueshëm me proteina.

QUMËSHT DHE DJATHË

Nëse përjashtoni mishin, peshkun dhe prodhimet e përpunuara të mishit, ekziston rreziku për mungesë të substancave ushqyese. Prandaj, me rëndësi është që edhe më tutje të pini qumësht, të hani vezë dhe për secilën shujtë të hani një porcion drithëra integrale.

PROTEINA

Pasi që në ushqim nuk guxon të mungojnë proteinat, kombinoni perimet, e në vend të mishit hani tofu. VITAMINA B12 Merrni suplemente shtesë me vitamina B12, pini lëng të freskët të shtrydhur nga portokajtë apo kivi.

VETITË E DOBISHME PËR ORGANIZMIN

Nëse keni vendosur që përkohësisht të hiqni dorë nga ushqimet me prejardhje nga kafshët, niveli i kolesterolit do të jetë më i ulët, nuk do të rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës, rregullohet shtypja e gjakut.

(Kosova Sot Online)