Humbni 5 kilogramë për 2 javë me lëng panxhari

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 12:37
Humbni 5 kilogramë për 2 javë me lëng panxhari

Panxhari, pos se është i shëndetshëm, mund të jetë edhe si prodhim i shkëlqyeshëm për humbjen në peshë. Nutricistët janë të sigurt se lëngu i panxharit ka veti unike dhe ndikon në humbjen në peshë. Për të humbur në peshë, nuk duhet të bëni ndryshime rigoroze në ushqim, mjafton ta pini lëngun. Panxhari përmban pektinë, vitamina (B6, C, P, B1, E, B2, PP), acide organike dhe minerale të rëndësishme.

SI TA PINI LËNGUN PËR HUMBJEN NË PESHË?

Humbja në peshë me lëngje është zgjedhje e hatashme për të gjithë ata që duan rezultate të mira për të humbur kilogramët shtesë përmes lëngut të panxharit, përcillni disa rregulla: • Lëngun e panxharit duhet ta pini midis shujtave; • 15 minuta pasi ta keni konsumuar lëngun, është me rëndësi të hani një shujtë me proteina. Kjo shujtë nuk duhet të jetë e rëndë; • Lëngun e panxharit duhet ta pini menjëherë porsa ta keni përgatitur, sepse pas tre orëve, vetitë esenciale humben. Pasi ta keni konsumuar lëngun, do ta ndjeni ngopjen. Kjo është normale, sepse në panxhar ka sheqer, por pas gjysmë ore do ta ndjeni urinë dhe për të humbur në peshë, konsumoni sojë, jogurt apo mish pule.

(Kosova Sot Online)