Çaji djegës dhe i ëmbël i xhenxhefilit është përzierje e përsosur

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 14:31
Çaji djegës dhe i ëmbël i xhenxhefilit është përzierje e përsosur

Çdo ndryshim i stinës mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe të çojë në dhimbje të fytit apo çrregullime të tretjes.

“Çaji djegës dhe i ëmbël i xhenxhefilit është përzierje e përsosur që ju duhet për shëndetin tuaj”, ka thënë mjeku indian, Dixa Bhavsar.

Sipas tij, çaji i xhenxhefilit ndihmon në qetësimin e fytit tuaj, në heqjen e dembelizmit, djegien e dhjamit të barkut, në zvogëlimin e dhimbjeve të barkut për shkak të gazit, në rritjen e tretjes, në uljen e fryrjes së barkut, si dhe përmirëson imunitetin, shkruan Indianexpress.

Përbërësit që nevojiten për përgatitjen e këtij çaji janë:

1 xhenxhefil i copëtuar

1 gotë ujë

Lëng limoni

Mjaltë

Metoda

Ziejeni xhenxhefilin në ujë për 5-7 minuta, pastaj shtoni lëngun e limonit, dhe në fund pasi çaji të marrë temperaturën e dhomës ose të jetë i vakët, jo përderisa është i nxehtë, ia shtoni mjaltin.

(Kosova Sot Online)