Duhanpirja pasive, e dëmshme për dhëmbët e fëmijëve

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 08:45
Duhanpirja pasive, e dëmshme për dhëmbët e fëmijëve

Se pirja e duhanit është e dëmshme nuk do diskutim. Por, edhe qëndrimi në një ambient ku pihet duhani, e që shpesh quhet duhanpirje pasive, është mjaft e dëmshme, sidomos për fëmijët. Ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive te fëmijët e rrit rrezikun nga prishja e dhëmbëve, thotë një studim i ri, i bërë nga shkencëtarët japonezë.

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti në Kjoto kanë konstatuar sesi fëmijët që janë të ekspozuar ndaj tymit të cigares në periudhën prej 4 muajsh janë dyfish më të rrezikuar nga prishja e dhëmbëve, respektivisht nga gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve, para se të mbushin 3 vjet. Duhanpirja eventuale e nënës gjatë shtatzënësisë nuk ka ndikuar në këtë rrezik, shkruan revista profesionale mjekësore "British Medical Journal". Në studim janë shfrytëzuar të dhënat nga 77000 fëmijë. Vlerësohet se në botë, ndaj duhanpirjes pasive janë të ekspozuar rreth 40% të fëmijëve.

(Kosova Sot Online)