Çka nëse shtatë ditë pini ujë të njelmët?

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 09:21
Çka nëse shtatë ditë pini ujë të njelmët?

Kripa dhe uji janë substanca të cilat organizmi i thithë me lehtësi, prandaj me to duhet filluar ditën. Në një gotë uji të vakët qitni kripë të detit në sasinë që ju përshtatet. Merreni këtë pije një javë, e më pas pauzoni të paktën një javë. Kjo pije e hidraton organizmin, pastaj uji i njelmët ka ndikim pozitiv në sistemin e organeve të tretjes, meqë përmban enzima, të cilat e nxisin tretjen. Mineralet nga uji i njelmët e qetësojnë sistemin nervor, prandaj do ta largojnë edhe pagjumësinë.

Nëse e konsumoni një ujë të tillë për një javë, atëherë do ta pastroni organizmin tuaj nga bakteret dhe toksinet. Ky ujë zbut edhe simptomat e osteoporozës dhe sëmundjeve të tjera të eshtrave, si dhe largon parregullsitë nga lëkura. Uji me kripë është një burim i vërtetë i mineraleve, prandaj pjesa më e madhe e ndikimit pozitiv në organizëm ka të bëjë mu me rritjen e sasisë së këtyre substancave. Para përdorimit konsultojeni mjekun. 

(Kosova Sot Online)