Kujdes me antibiotikët te fëmijët!

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 10:00
 Kujdes me antibiotikët te fëmijët!

Antibiotikët shpëtojnë jetë, por ekspertët tërheqin vërejtjen se prindërit janë duke u dhënë tepër shpesh (shpesh pa nevojë) antibiotikë fëmijëve të tyre. Një studim i bërë tash vonë në Amerikë ka treguar se, përdorimi vend e pa vend i antibiotikëve në fëmijëri, shoqërohet me mbipeshë në moshë të rritur.

Ekspertët nga Shkolla "John Hopkins" për shëndet publik (JHSPH), studimi i të cilëve është botuar në revistën "International Journal of Obesity" kanë përcjellë 163.620 fëmijë të moshës nga 3 deri 18 vjet, në periudhën midis viteve 2001 dhe 2012. Me shikimin e kartelave shëndetësore, kanë konstatuar se 20% të fëmijëve kishin përdorë antibiotikë shtatë a më shumë herë para moshës së tyre 15-vjeçare, gjë që manifestohej me një dallim në peshë krahasuar me fëmijët e tjerë. Dihet se antibiotikët çrregullojnë florën e zorrëve, respektivisht ndryshojnë mënyrën sesi absorbohen materiet ushqyese, duke nxitur edhe mbipeshën. 

(Kosova Sot Online)