Kaçuba spiraea -aspirinë natyrore

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 12:40
Kaçuba spiraea -aspirinë natyrore

Të gjitha pjesët mjekuese të bimës spiraea përmban vaj eterik me përbërës të thartirës salicilike, e cila gjendet edhe te aspirina. Mjekësia popullore e konsideron spiraean si bimë tepër të dobishme për pastrimin e gjakut nga materiet toksike. Ajo është e dobishme për pastrimin e gjakut, ndihmon kundër sëmundjeve të organeve të tretjes, TBC-së dhe gripit.

Është efikase edhe kundër dhembjes së eshtrave, dhembjeve të muskujve dhe nyjave, indit nënlëkuror dhe te mbledhja e ujit në bark dhe te sëmundjet e veshkave. E ul temperaturën e lartë, ndihmon djersitjen dhe është ilaç i mirë kundër kafshimit të qenit të çartur. Në një rast të tillë përtypet rrënja imtësisht e grirë, tri herë në ditë, 3-4 ditë. Çaji i përgatitur nga 25 g spiraea, i përvëluar me gjysmë litri ujë të valë, duhet që të lihet të qëndrojë gjatë tërë natës. Ky çaj është efikas kundër dhembjeve dhe ngërçeve. Përdoret edhe për shërimin e plagëve.

(Kosova Sot Online)