Mësoni t'i njihni llojet e kollës

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 09:57
Mësoni t'i njihni llojet e kollës

Infeksionet e organeve të frymëmarrjes prekin të gjitha moshat. Mos i injoroni, sepse mund të keni pasoja të rënda. Kolla po ashtu mundet t'ju paralajmërojë për një sëmundje e në bazë të llojit mund ta njihni edhe sëmundjen. Kolla akute - fillon shpejt dhe zgjat më shumë se tri javë, e mund të përcillet edhe me temperaturë të lartë.

E shkakton infeksioni i hundës, fytit. Nëse shkaktar është virusi, kolla është e thatë, sidomos natën. Kolla subakute apo i zgjatur - zgjat nga 3 deri 8 javë, zakonisht përcillet me infeksione të komplikuara të sistemit të frymëmarrjes si infeksionet bakteriale të sinuseve ose infeksionet e mushkërive. Këto komplikimet i përcjell kolla me përmbajtje tutrash dhe me ngjyrë. Kolla kronike - zgjat më shumë se 8 javë, shkaktohet nga rrjedhjet nëpër fyt dhe inflamacionin kronik të bronkeve. Bronket kronike aktivizohen nga bakteret dhe viruset dimërore, që në masë të madhe e dobësojnë sistemin imun. 

(Kosova Sot Online)