Ushqimet ideale për sindromën e zorrëve të irrituara

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 10:43
Ushqimet ideale për sindromën e zorrëve të irrituara

Sindroma e zorrëve të irrituara krijon ndryshime në traktin tuaj të zorrëve dhe shkakton dhimbje abdominale. Mund të pasojë edhe diarre e kapsllëk si pasojë e kësaj gjendje dhe ndërlidhet ngushtë me atë që hani. Simptoma mund të dallohet në formën dhe ngjyrën e jashtëqitjes. Konsumoni një sasi të fibrave në mënyrë që ta trajtoni sindromën e zorrëve të irrituara. Duke konsumuar më shpesh, por në sasi më të pakët, mund ta përmirësoni gjendjen. Për shembull, nëse zakonisht hani tri shujta të mëdha gjatë ditës, tani provoni që t'i hani gjashtë, por të vogla, secilën shujtë ta ndani në dysh. Mos harroni që ushqimin që e hani ta përtypni mirë dhe ngadalë. Nëse hani ushqimin shpejtë kjo vetëm shkakton gazra dhe tretje jo të mirë të ushqimit. Mos u ngutni kur hani. Po ashtu, është mirë që shujtat kryesore t'i hani me rregull. Provoni që kafjallin, drekën dhe darkën t'i hani me një orar të njëjtë për çdo ditë. Ushqimet që përmirësojnë gjendjen te personat me sindromën e zorrëve të irrituar ajanë:

FRUTAT

Ne ju rekomandojmë që t'i hani të qëruara dhe nëse është e mundur, të ziera ose të pjekura. Mund të hani mollë, shalqi, pjepër dhe banane.

PERIMET

Përgatitni në avull në mënyrë që t'i ruajnë nutrientet dhe e bëni më të lehtë për t''u tretur. Më të mirat që jua rekomandojmë janë lentet, shpargujt, qepët dhe hudhra.

BISHTAJAT DHE DRITHËRAT

Bizelet, lentet dhe soja mund të janë ndihmë e madhe nëse vuani nga sindroma e zorrëve të irrituara. Kur flasim për drithërat, ju rekomandojmë grurin, elbin dhe thekrën. PRODHIMET E QUMËSHTIT Nëse nuk e toleroni laktozën, mund të përcaktoheni për qumështin nga perimet. Përndryshe, për aq kohë sa është pa yndyrë, ushqimet apo prodhimet e qumështit janë të sigurta për t'i konsumuar.

(Kosova Sot Online)