Kefiri kundër fryrjes, lëngu i shegës për detoksikim

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 10:53
Kefiri kundër fryrjes, lëngu i shegës për detoksikim

Panxhari pastron gjakun, kurse spinaqi dhe lakra jeshile ndihmojnë në mbrojtjen kundër diellit. Çaji i gjelbër - tanimë të gjithë e dimë se ky lloj i çajit është shumë i dobishëm për shëndet. Megjithatë, ia vlen të thuhet se ai është i pasur me antioksidues, për të cilët studimet më të reja thonë se mund ta shkrijnë dhjamin e barkut dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e melanomës. Lëngjet e pemëve dhe perimeve - nëse doni ta përfitoni një "bombë" të vërtetë vitaminoze, atëherë përgatitni lëng nga karota, panxhari, apo ndonjë peme a perime tjetër.

Pemët dhe perimet përmbajnë shumë antioksidues, të cilët i shkatërrojnë radikalët e lirë, të cilët na bëjnë që të plakemi. Jogurti dhe kefiri - probiotikët, respektivisht bakteret e mira që gjenden në jogurt dhe kefir (pije e fermentuar e qumështit), janë shumë efikase dhe të dobishme për florën e zorrëve, e me këtë edhe për tërë organizmin. Përpos kësaj, ato ndihmojnë edhe në heqjen e dhjamit.

(Kosova Sot Online)