Pastroni arteriet koronare dhe venat e bllokuara

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 09:21
Pastroni arteriet koronare dhe venat e bllokuara

Nuk ka njeri që nuk ka tentuar heqjen e kilogramëve shtesë, ta pastrojë mëlçinë dhe ta mbrojë trupin nga bakteret dhe viruset. Kjo për të gjithë është e domosdoshme - në këtë mënyrë imuniteti do të jetë në nivelin më të lartë, e trupi plotësisht i shëndetshëm. Të gjitha këto, e shumë më tepër, mund t'i arrini me vetëm një pije. Pija që ua paraqesim heq qafe radikalet e lira, që kanë efekt të dëmshëm ndaj shëndetit, sidomos për gjakrrjedhje. Ajo që është e rëndësishme, kjo pije pastron arteriet koronare dhe enët e bllokuara që janë bllokuar si pasojë e kolesterolit.

Përbërësit:

8 limonë, 4 litra ujë të pastër, 1 pjesë xhenxhefil dhe 8 thelpinj të hudhrës.

Përgatitja:

Qëroni hudhrën dhe xhenxhefilin, limonin e ndani në rriska, dhe gjithçka së bashku e hidhni në blender. Më pas e hidhni në enë me ujë, e më pas e dërgoni në pllakë. Kur të ketë vluar, e hiqni nga pllaka, e lini të ftohet, e më pas procedoni. Pini një gotë të këtij lëngut një orë para secilës shujtë. Vërejtje: Derisa e përdorni këtë përzierje, duhet të jini aktivë fizikisht së paku çdo të dytën ditë. 

(Kosova Sot Online)