A gatuani me vaj perimesh? sipas ekspertëve, e shton rrezikun për demencë

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 10:36
A gatuani me vaj perimesh? sipas ekspertëve, e shton rrezikun për demencë

Konsumimi i ushqimit të pasur me vaj perimesh e shton rrezikun për t'u prekur nga demenca. Hulumtimet tregojnë se ky lloj i vajit, më shumë se llojet e tjera, shkakton ndërtimin e pllakave në tru, që njihet si nxitës i sëmundjeve të rrezikshme neurodegjeneruese.

Në mesin e shekullit të 20-të, amerikanët ishin të brengosur rreth shkallës në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe ishin udhëzuar që të heqin dorë nga vaji i perimeve. Vaji i ullirit është dhjetë deri në pesëdhjetë herë më i shtrenjtë se vaji i perimeve. Vaji i perimeve vjen në forma të ndryshme - vaj misri, luledielli, palme, soje, pambuku, orizi dhe të farave të rrushit.

(Kosova Sot Online)