Qumështi çudibërës për forcimin e organizmit

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 12:35
Qumështi çudibërës për forcimin e organizmit

Kurkuma, e cila mban titullin e erëzës më të shëndetshme në botë, te ne përdoret më rrallë. Nëse ndonjëherë keni konsumuar qumështin e artë ose "chai latte", shija është e bukur. Me pak erëza, krem, ky lëng për çdo mëngjes do ta përtërijë organizmin tuaj, do t'ju ngrohë dhe do t'ju ngopë. Pos kurkumës, përbërës kryesor i qumështit detoksues është edhe kërpudha "reishi". Ky është një ndër preparatet më të fuqishëm për forcimin e sistemit imun. Madje e quajnë edhe si "kërpudha e pavdekshmërisë" .

PËRBËRËSIT:

1 lugë gjalpë bademi; 1 lugë mjaltë "Manuka"; 2 lugë vaj kokosi; 1 lugë pluhur të kërpudhave "Reishi"; 1/4 e lugës arrëmyshku; 1/2 e lugës kurkumë; 1/4 e lugës karafil pluhur; 1/4 e lugës kanellë; Kripë; Piper të zi; 2 dcl qumësht kokosi të vluar.

PËRGATITJA:

Sugjerohet që të gjithë përbërësit të janë organikë. Të gjithë përbërësit i përzieni së bashku. Mund të përdorni vetëm ujë, sepse vaji i kokosit dhe gjalpi i bademit lëngut i dhurojnë strukturë krem, por për shije më të mirë përdorni qumësht kokosi ose ndonjë qumësht tjetër bimor. Ta konsumoni të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)