
Doza e ulët e aspirinës redukton rrezikun nga kanceri i pankreasit

Marrja e dozave të vogla të aspirinës në ditë, sipas një studimi, ulë rrezikun për ta zhvilluar kancerin e pankreasit. Studiuesit kanë vështruar 362 pacientë me kancer të pankreasit në 30 spitale, e po ashtu edhe 690 njerëz të shëndetshëm, midis viteve 2005 dhe 2009. Të gjithë ata ishin pyetur rreth marrjes së aspirinave dhe çfarë doze kishin përdorur.
"Është zbuluar se përdorimi i aspirinës në doza të vogla ishte shoqëruar me ndërprerjen e rrezikut për gjysmë të kancerit të pankreasit", thotë hulumtuesi që kishte marrë pjesë në studim Dr. Harvey Risch, profesor në Jej.
(Kosova Sot Online)