Shkencëtarët hulumtojnë pjesën e trurit që ndërlidhet me alkoolin

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 11:38
Shkencëtarët hulumtojnë pjesën e trurit që ndërlidhet me alkoolin

Pas një nate të turbullt me alkool, shpeshherë dëgjohet ajo fraza e famshme 'kurrë më'. Derisa të merreni me dhimbjet e kokës, si pasojë e konsumimit të alkoolit një natë më parë, shkencëtarët kanë zbuluar një pjesë të caktuar në trurin e njeriut, e cila thotë 'kurrë më'. Dhe, besohet se ky zbulim do të ndikojë në trajtimin më të mirë për ata që dëshirojnë ta mposhtin alkoolin, pra të gjithë ata persona që janë të varur nga alkooli.

Neurologët dhe shkencëtarët kanë zbuluar një regjion në tru, që quhet 'lateral habenula', e cila në mënyrë kronike gjatë studimit ishte aktivizuar te minjtë. Profesori i neurobiologjisë dhe anatomisë Sharif Taha, thotë: "Në njerëz, eskalimi i konsumimit është ajo që ndan një konsumues të zakonshëm që të shndërrohet në një alkoolit". Studimi, i cili ishte publikuar në revistën 'PLOS ONE', ka treguar se pjesa e trurit 'lateral habenula', ishte aktivizuar në bazë të përvojave të këqija.

(Kosova Sot Online)