Katër ushqimet që luftojnë inflamacionet

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 12:54
Katër ushqimet që luftojnë inflamacionet

Tash kur jemi në stinën e verës dhe plazhet po na presin duhet pasur kujdes të shtuar për shëndetin, pasi që inflamacionet shumë shpejt mund të jenë pjesë e përditshmërisë sonë. Për t'i luftuar inflamacionet, në vijim ju paraqesim ushqimet që i parandalojnë ato.

FRUTAT DHE PERIMET

Të gjithë frutat dhe perimet janë të pasura me nutriente dhe fibra, të cilat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit kronik. Që të jeni të mbrojtur kujdesuni që këto ushqime të jenë pjesë e përditshmërisë tuaj. Disa ushqime kundër inflamacionit, përfshirë mollët, qershitë, bokolin, kërpudhat, papajat dhe spinaqin janë të domosdoshme për organizmin tuaj.

AMINOACIDET OMEGA-3

Studiuesit kanë zbuluar se dieta me përqindje të lartë të aminoacideve omega 3 dhe një përqindje e ulët e konsumimit të ushqimeve të pasura me aminoacide omega 6 ndërlidhen me uljen e shkallës së rrezikut për inflamacion. Burimet e ushqimit të pasura me aminoacide omega 3 përfshijnë arrat, lajthitë, fëstëkët, si dhe shumicën e llojeve të peshkut.

UJI

Nëse qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës është esenciale për të mos pësuar inflamacion, pasi që uji ndikon në largimin e helmeve nga trupi dhe organizmi i njeriut. Mbani mend, në ditët e ngrohta tropikale, pini ujë çdo tridhjetë minuta, e po ashtu edhe ushtroni, por mos e teproni.

ÇAJI I GJELBËR

Kjo pije e butë njihet për efektin e saj që ndikon në hollimin e belit, por njihet fare mirë edhe për pastrimin dha ndalimin e inflamacioneve. Ky lloj i çajit në brendinë e vet posedon substanca kundër inflamacioneve. Substanca EGCG, e cila gjendet në çajin e gjelbër është treguar po ashtu se largon kilet e tepërta.

(Kosova Sot Online)