Syzet e diellit mund të shkaktojnë probleme serioze

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 14:47
Syzet e diellit mund të shkaktojnë probleme serioze

S ikur të pyeteshin dermatologët, do të blinim syze të diellit, që mbulojnë hapësirën e syve nga të gjitha anët. Por, me rëndësi është të theksojmë se disa syze më pak e mbrojnë lëkurën në krahasim me të tjerat, të cilat mbulojnë gjithë hapësirën përreth syve. 'Në plazh mos mbani syze me kornizë prej metali. Në to reflektojnë rrezet e diellit, shkaku i të cilave digjen pjesët e sipërme të mjekrës dhe përreth mollëzave të faqeve', thotë Vivian Bucay, dermatologe nga Nju-Orlinsi.

Femrat, të cilat mbajnë syze të tilla, shpeshherë fitojnë ënjtje në këto hapësirat përreth syve. Më mirë do të ishte të përcaktoheni për korniza të plastikës. Po ashtu, ekspertët sugjerojnë syze me xhama reflektues. 'Ky lloj i syzeve më mirë se llojet e tjera të syzeve mbrojnë dhe bllokojnë rrezet e dëmshme ultravjollcë', thotë Bucay. Kjo është shumë me rëndësi, marrë parasysh se lëkura përreth syve është shumë e hollë dhe mund t'u ekspozohet dëmtimeve dhe rrudhave. 

(Kosova Sot Online)