Ushqimet, të cilat largojnë lodhjen dhe dhurojnë energji

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 09:19
Ushqimet, të cilat largojnë lodhjen dhe dhurojnë energji

Mungesa e kaliumit, magnezit dhe hekurit shkakton plogështim të organizmit, por me përzgjedhjen e artikujve ushqimorë mund ta largoni lodhjen dhe të furnizoheni me energj.

DRITHËRAT

Karbohidratet janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë. Karbohidratet e thjeshta shpejt rrisin nivelin e sheqerit, por njëjtë edhe ulin nivelin e tij, që më pas shkakton lodhje. Burimi më i mirë janë drithërat, që janë zgjedhje ideale për kafjall, sepse atëherë niveli i energjisë është më i ulët. Janë të pasura me vitamina B, që ndihmojnë në degradimin e karbohidrateve.

AVOKADO, BANANE DHE KUNGUJ

Mungesa e kaliumit shkakton plogështi dhe lodhje të muskujve. Po ashtu, sa më e ulët që është sasia e kaliumit në organizëm, trupi do ta ketë më të vështirë ta absorbojë kalciumin, që ndikon në dobësimin e eshtrave. Burim i shkëlqyeshëm i kaliumit janë spinaqi, avokado, kungujt dhe bananet.

AGRUMET

Mungesa e vitaminave C po ashtu ndërlidhet me lodhjen. Kjo vitaminë përkujdeset për sistemin shëndetësor, me të cilin drejton adrenalina, përmirëson absorbimin e hekurit dhe parandalon infeksionet. Me këtë vitaminë më së shumti janë të pasura agrumet, si portokajtë dhe limoni. Sasia e sugjeruar në ditë është 75 miligramë për femra dhe 90 miligramë për meshkuj. KAROTAT Beta-karotina, me të cilin është e pasur karota dhe spinaqi ndihmojnë në luftimin e lodhjes kronike. Ngrit nivelin e energjisë, pastaj forcon sistemin imun dhe parandalon infeksionet. Më së miri është të hani perime, të freskëta apo të gatuara në avull, sepse gjatë zierjes humbin shumë vitamina. 

SPINAQI DHE FARAT E KUNGULLIT

Magnezi ngrit nivelin e energjisë, relakson muskujt dhe përmirëson gjumin. Nëse trupi ka mungesë të magnezit, shfaqet lodhja kronike. Zgjedhja më e mirë është spinaqi dhe farat e kungullit. Sasia e sugjeruar ditore për femra është 310 deri 320 miligramë, ndërsa për meshkuj nga 400 deri 420 miligramë.

MISHI I KUQ

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë ndjenjë të përhershme të lodhjes dhe ndërlidhet me anemi. Zvogëlon furnizimin e trupit me oksigjen, prandaj edhe shfaqet lodhja kronike. Trupi për këtë arsye ka nevojë për këtë mineral, që e gjen te mishi i kuq. Magnezi po ashtu gjendet në bishtajore dhe perime me gjethe të gjelbra, por duhet ta kombinoni me agrume që janë të pasura me vitamina C. Sasia e preferuar në ditë është 8 miligramë.

(Kosova Sot Online)