Për buzëqeshje të bardhë: Ja si të hiqni gurët nga dhëmbët

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 12:37
Për buzëqeshje të bardhë: Ja si të hiqni gurët nga dhëmbët

Gurët në dhëmbë janë shtresë e fortë që shfaqet si pasojë e mineralizimit të grumbullit të shtresave që me kalimin e kohës sa vjen e trashen. Nëse edhe ju jeni nga këta që kanë të njëjtin problem, e keni frikë nga stomatologu, ja disa zgjidhje natyrale Receta e parë -përbërësit: 30 gr lëvore të arrës dhe pak ujë.

Përgatitja:

Nevojitet që lëvoren e arrës ta hidhni në enë, shtoni ujë dhe ta zieni për 15 minuta. Brushën e dhëmbëve e futni në ata ujë dhe i pastroni dhëmbët për 5 minuta. Përsëriteni këtë metodë në mëngjes, drekë dhe darkë. Receta e dytë - përbërësit: 4 lugë fara të lulediellit, 4 lugë të gjetheve të blirit, 1 litër ujë.

Përgatitja: Përbërësit i vendosni në enë, mbuloni me ujë dhe e zieni në zjarr të lehtë për 30 minuta. Pastroni dhëmbët me këtë përzierje pas secilës gjellë. Receta e tretë: Uthulla e mollës po ashtu mund të përdoret në largimin e gurëve, por vetëm një herë në javë. Hidhni pak uthull molle në gojë, përzieni dhe fërkoni dhëmbët me brushë. Pështyni më pas. Shpëlani gojën mirë, në mënyrë që të mos e dëmtoni smaltin e dhëmbëve.